Skuadra e KEK-ut ka bërë lëvizjen e parë në afatin kalimtar dimëror dhe e ka transferuar sulmuesin me përvojë në kampionatin e Kosovës, Isa Eminhaziri.
Transferimi i tij ka për synim përforcimin e fazës së sulmit për skuadrën nga Obiliqi, pasi “Elektricistët”, edicionin vjeshtor e mbyllën në vendin e fundit me vetëm një pikë pas 17 xhirosh, me 17 gola të shënuar e 57 të pranuar, raporton KTV.
Futbollisti nga Rahoveci së fundmi, ishte pjesë e Drenicës, por nuk ka pasur shumë hapësira dhe nuk ka gol të shënuar në pjesën e parë të kampionatit.
Në të kaluarën, Eminhaziri ka qenë pjesë edhe e skuadrave të njohura si Gjilani, Feronikeli, Liria, e një pjesë të karrierës e kaloi edhe në kampionatin e Shqipërisë.