Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kelmendi thotë se ishte e lënduar, por e lumtur që mori të artën

Kampionia e re Evropës në xhudo, Majlinda Kelmendi ka zbuluar se dy javë më parë kishte pësuar një lëndim, i cili kishte ndikuar mjaft shumë në stërvitjet e saj, por megjithatë është shprehur shumë e lumtur për triumfin e sotëm.

Kelmendi mori të artën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Poloni, transmeton Koha.net. Kjo ishte medalja e tretë e artë për të në këtë garë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Majlinda Kelmendi ka thënë se dy javë më parë kishte lënduar shpinën që kishte mjaft shumë ndikim në stërvitjet e saj.

“Sigurisht se ishte shumë e rëndësishme, përgatitjet ishin të mira. Por, fatkeqësisht dy javë më parë e lëndova shpinën prandaj nuk mund të stërvitja ashtu siç duhej. Por, falënderoj Zotin se sot e mora të artën, përkundër që ndeshjet nuk shkuan ashtu siç i kisha planifikuar. Por, në fund mora të artën dhe jam shumë, shumë e lumtur”, ka thënë Kelmendi pas ndeshjes për European Judo.

Sot në Poloni medalje mori edhe Nora Gjakova, e cila në kategorinë deri 57 kilogramë mori të bronztën.