Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kehrer: Morëm rezultatin që na u desh

Foto: Reuters

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, Thilo Kehrer ka thënë se klubi i tij ka marrë rezultatin që i është dashur në ndeshjen e të mërkurës ndaj Borussia Dortmundit.

Parisi fitoi 2:0 në shtëpi dhe u kualifikua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2 pas dy ndeshjeve.

“Ishte një ndeshje interesante deri në fund. Ne morëm rezultatin që na u desh dhe jemi shumë të lumtur për këtë. Njerëzit në këtë qytet, tifozët, stafi kanë pritur një kohë të gjatë për këtë sukses në Ligën e Kampionëve. Nuk është fundi për ne – është vetëm fillimi”, ka thënë Kehrer.

Artikuj të ngjashëm