Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Vëllaznimi rikthehet në Superligë

KB Vëllaznimi rikthehet në Superligën e Kosovës në basketboll

Pas një sezoni në Ligën e Parë, Vëllaznimi është konfirmuar anëtar i Superligës së Kosovës në basketboll për edicionin e ardhshëm.

Të hënën mbrëma, Vëllaznimi triumfoi në udhëtim te Prishtina e Re me rezultatin 76:65. Me dy fitore në finalen e plejofit të Ligës së Parë, Vëllaznimi u konfirmua kampion i kësaj kategorie.

Michael Green me 33 pikë ishte më i dalluari të Vëllaznimi, i percjellë nga Bardhi Rexha me "double-double" prej 12 pikëve e 15 kërcimeve dhe Ujkan Karanezi (11). Te Prishtina e Re, më efikasit ishin Dion Haxhosaj (24 pikë, 20 kërcime) e Arti Islamaj (13 pikë). Vëllaznimi e mbylli sezonin në Ligën e Parë pa asnjë humbje, si në stinorin e rregullt ashtu edhe në plejof. Ndërkohë, Prishtina e Re do të përballet me skuadrën e Rahovecit ne plejaut.

Artikuj të ngjashëm