Jude Bellingham mund të largohet gjatë kësaj vere nga Borussia Dortmundi.
Sipas “The Athletic”, skuadra gjermane mund ta shesë mesfushorin pas interesimit të skuadrave të njohura evropiane.
Për shërbimet e anglezit në garë janë katër skuadra. Liverpooli, Real Madridi, Chelsea dhe Manchester Unitedi që janë duke e kërkuar 19-vjeçarin.
Krerët e klubit gjerman ua kanë bërë me dije ekipeve të interesuara se për ta liruar lojtarin kërkojnë të paktën 120 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm