Basketbollisti i Kosovës, Dardan Kapiti ka nënshkruar me Universitetin Florida Atlantic në NCAA Division 1, bën të ditur FBK-ja.
Ai për katër vitet e ardhshme do të jetë pjesë e kësaj ekipe me bursë të plotë në SHBA, transmeton Koha.net.
“Federata e Basketbollit te Kosovës i dëshiron suksese Dardanit në karrierën e tij si basketbollist”, shkruan FBK-ja në Facebook.