Kapiteni i RB Leipzigut, Yussuf Poulsen, pritet të humbasë pjesën e mbetur të stinorit në Bundesligë pasi ka marrë një lëndim të ligameteve të kyçit të djathtë. Lajmi është bërë i ditur nga klubi.
Leipzigu, që të mërkurën e pret Herthan e Berlinit, zë vendin e tretë me 54 pikë, shtatë prapa liderit Bayern Muenchenit.
Bundesliga është rikthyer dhjetë ditë më parë pas një pushimi dymujor shkaku i koronavirusit.
Poulsen 25-vjeçar është lënduar në fitoren 5:0 të Leipzigut ndaj Mainzit. Ai asistoi dy gola në atë ndeshje.
“Sulmuesi ynë Yussuf Poulsen ka marrë lëndim të ligamenteve në kyçin e tij të djathtë gjatë ndeshjes me Mainzin. Ai pritet të mungojë deri në një njoftim tjetër”, është thënë nga klubi.
Ndërkohë Sky Sport Italia, ka raportuar se Zlatan Ibrahimoviq, do të mungojë afro një muaj pas lëndimit që ka marrë në stërvitje.