Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kapiteni Gjimshiti: Ishte fitore madhështore

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti e ka cilësuar madhështore fitoren e arritur nda Çekisë. Ai ka thënë se Shqipëria ka lojtarë për të bërë gjëra të mëdha.

“Ishte fitore madhështore. Falënderoj që na kanë përkrahur gjithë shqiptaret. Ndoshta duket nga jashtë i lehtë. Nuk duhet t’i ulim kundërshtarët tanë, por ta rrisim veten. Kjo kombëtare ka pasur rritje të madhe. Kualiteti dhe vetëbesimi në fushë tregon se kjo kombëtare dëshiron të arrij gjëra të mëdha”, ka thënë Gjimshiti.

Shqipëria mposhti Çekinë me rezultat 3:0. Me këtë fitore, kuqezinjtë i janë afruar Evropianit “Euro 2024” me hap masiv.