Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kandidatura e përbashkët Britani e Madhe-Irlandë e vetmja për organizimin e “Euro 2028”

Britania e Madhe dhe Irlanda nuk do të kenë kundërkandidat për organizimin e “Euro 2028” në futboll, pasi Turqia ka tërhequr kandidaturën.

Turqia ka vendosur të fokusohet në kandidaturën e përbashkët me Italinë për organizimin e “Euro 2023”, raporton BBC.

Turqia është pajtuar të bashkohet me Italinë për organizimin e “Euro 2032” në korrik, ndërsa ky bashkim është aprovuar nga UEFA.

Të dy kandidaturat ende duhet të marrin aprovimin e UEFA-s në takimin e Komitetit Ekzekutiv të martën.

“Prezantimi në takim do të jetë një pjesë e rëndësishme e procesit, para se të merret vendim”, thuhet nga UEFA.