Pas triumfit ndaj Lirisë (2:0) vikendin e shkuar, kampionia e Kosovës në futboll, Trepça '89, po e kërkon fitoren e dytë rresht, shkruan sot Koha Ditore.
Trepça '89 është mysafire e skuadrës së Drenicës dhe trajneri Gani Sejdiu beson se skuadra e tij mund të marrë pikët maksimale në stadiumin e vështirë të Skenderajt. Dueli ndërmjet Drenicës dhe Trepçës '89, zhvillohet të premten (sot) prej orës 13:00 dhe i takon xhiros së 14-të të Vala Superligës.
Trepça '89 zë vendin e katërt në tabelë me 21 pikë të mbledhura, gjashtë më shumë se skuadra e Drenicës që është e nënta. Sejdiu javë më parë ka marrë drejtimin e Trepçës '89, duke regjistruar dy barazime dhe një fitore.
Për ndeshjen me Drenicën, ekipit nga Mitrovica do t'i mungojë mesfushori Ylber Maloku për shkak të suspendimit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.