Pasi rregulloi topat në formë trekëndëshi mbi tavolinë, mori shkopin dhe vendosi topin e bardhë përballë topave të tjerë që tashmë kishin formën e trekëndëshit.
Pasi i shikoi me vëmendje dhe u përqendrua për pak sekonda, goditi topin e bardhë për të shpërndarë topat e tjerë. Të njëjtin veprim e përsëriti disa herë, pasi kjo është vetëm njëra prej stërvitjeve në sportin e bilardos, ku Labinot Markaj është më i miri në Kosovë, shkruan Koha Ditore.
Markaj 24-vjeçar është kampion i padiskutueshëm në Kosovë për disiplinën "nine-ball" (me nëntë topa). Në Kosovë luhen edhe disiplinat "eight-ball" e "ten ball", por më e preferuara është kjo me nëntë topa ku garuesit fusin topat në vrima me radhë, prej numrit një deri në nëntë.
Markaj në këtë disiplinë ka qenë për tre vjet rresht (2014-2017) kampion, kurse këtë vit më shumë është i fokusuar në turnetë rajonalë e ndërkombëtarë pasi po kërkon diçka më shumë si lojtar i këtij sporti... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)