Një kampion grek i karatesë ndihet i nderuar që ka rastin të stërvitet me karateistë kosovarë. Është Dionisis Xenos, karateisti nga Greqia që po qëndron për përgatitje në klubin e karatesë "Ippon" nga Prishtina.
Xenos 22-vjeçar vlerësohet prej karateistëve cilësor grek. Ka medalje evropiane për të rinj, ndërsa aktualisht është i teti në ranglistën botërore në kategorinë e tij - për sendorë, shkruan sot Koha Ditore.
Ai është për stërvitje njëjavore tek Ipponi i Prishtinës, ndërsa ka premtuar se do të vijë sërish. Pjesë e Ipponit janë disa prej karateistëve më të mirë në vend si Herolind Nishevci, Orges Arifi, Alvin Karaqi e disa të tjerë, që punojnë nën urdhrat e trajneres Shqipe Zogiani. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).