Pas ndeshjeve të përfaqësueseve rikthehet edhe elita e futbollit të Italisë me derbi të shumtë.
Njëra nga to është ajo ndërmjet Interit dhe Napolit.
Takimi mes kampionit në fuqi të Italisë dhe vendit të parë në renditje aktualisht, luhet të dielën në orën 18:00.
Interi nuk di për humbje në dy sezonet e fundit në Serie A kundër Napolit. I ka tri fitore dhe një barazim.
Fitorja e fundit e Napolit ku paraqitet kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte ajo e majit të vitit 2019. Në “San Paolo” në atë kohë, Napoli fitonte me rezultatin 4:1.
Edhe
Napolin e pret derbi me Lazion
Napoli bashkë me Milanin janë skuadrat e vetme në Serie A sivjet që nuk kanë pësuar ende disfatë. Trajneri i napolitanëve, Luciano Spalletti, do të rikthehet në stadiumin e skuadrës, të cilën e udhëhoqi prej vitit 2017 deri në vitin 2019-të.
Një gabim të mundshëm të Napolit në këtë ndeshje mund ta shfrytëzojë Milani nëse arrin fitore në udhëtim te Fiorentina të shtunën në orën 20:45, në kuadër të xhiros së 13.
“Rossonerët” janë mposhtur vetëm dy herë në 11 ballafaqimet e fundit në ligë nga Fiorentina.
Fitorja e fundit e “Violas” ndaj “kuqezinjve” ishte ajo e gushtit të vitit 2015.
Duel i fortë për pozitat sipër tabelës do të jetë ai ndërmjet Lazios e Juventusit. Lazio ka probleme të shumta me lëndime derisa mund të paraqitet Vedat Muriqi te lacialët.
Edhe
Dy derbi në Serie A
Lazio – Juventus do të luhet të shtunën në orën 18:00.
Do të jetë ballafaqimi i 155 në Serie A ndërmjet këtyre dy ekipeve. Juventusi i ka humbur vetëm dy nga 33 derbit e fundit në ligë me Lazion.