Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kamerieri që ia zdriti fytyrën atletikës kosovare

Ilir Rrudhani mezi nxirrte fjalët pas përfundimit të gjysmëmaratonës "Prishtina 2017", që u mbajt të dielën e shkuar në Prishtinë. Pak e kishte nga lodhja, por më shumë nga natyra e tij - flet pak e punon shumë.

"Ai është i mbyllur jashtëzakonisht shumë", tregon përzgjedhësi i Kosovës në atletikë, Zijadin Kryeziu, që është edhe trajner i klubit më të suksesshëm në Kosovë, Rogana, pjesë e të cilit është edhe Rudhani 34-vjeçar, shkruan sot Koha Ditore.

"E në Kosovë të tillë persona shkelen e përbuzen nga shoqëria, por nganjëherë edhe nga familja", thekson Kryeziu.

As Kryeziu e as vetë Rrudhani nuk tregojnë ndonjë rast se është shkelur apo përbuzur. Por të dy tregojnë se ka pasur një jetë të vështirë me shumë sakrifica.

"Me atletikë kam nisur si 17-vjeçar, në vitin 2001. Por, karriera ime ka vazhduar me ndërprerje, sepse nuk kam pasur kushte", thotë Rrudhani me zë të ulët.

Edhe Trajneri i klubit “Rogana” rregullon shtegun për vrapim SOT Trajneri i klubit “Rogana” rregullon shtegun për vrapim

E për shkak të kushteve të dobëta financiare, Rrudhani është dashur të sakrifikojë veten për ta mbajtur familjen...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.