Skuadrës së Milanit i ka mjaftuar një gol për ta mposhtur Empolin 1:0 në duelin e xhiros së 29-të në Serie A.
Golin e vetëm në ndeshjen e luajtur të shtunën mbrëma në "San Siro", e shënoi qendërmbrojtësi Pierre Kalulu (19').
Me këtë fitore, Milani mbetet lider në Serie A me 63 pikë, pesë më pak se Interi që ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Tek Empoli, Nedim Bajrami e Kristjan Asllani ishin titullarë. Asllani luajti tërë ndeshjen kurse Bajrami u zëvendësua në minutën e 71-të.
Ndërkohë, në stol ishin portieri Samir Ujkani e mbrojtësi Ardian Ismalji.
Empoli mbetet në kuotën e 32 pikëve dhe zë vendin e 13-të në tabelë pas 29 ndeshjeve të luajtura në kampionat këtë sezon.
Artikuj të ngjashëm