Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kadriu, volejbollistja që fiton nga dy tituj për stinor

Venera Kadriu këtë edicion ka ngritur dy herë trofeun për titullin e kampionit në volejboll me Dritën e Gjilanit. Herën e parë, Kadriu ka dalë për të pranuar trofeun si kapitene e ekipit të junioreve, kurse herën e dytë, si lojtare e ekipit të senioreve të Dritës.

Kadriu 18-vjeçare ka katër vjet që është pjesë e ekipit të parë, por gjatë kësaj periudhe ajo vazhdimisht aktivizohet edhe me ekipin e junioreve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Madje, shpesh i zhvillon dy ndeshje kampionale brenda një dite, fillimisht me junioret e pastaj me senioret. Ajo pranon se në fillim kishte vështirësi, por tashmë është adaptuar, pasi zhvillimi i dy ndeshjeve brenda një dite është bërë rutinë për të.

Ka katër vjet me ekipin e parë, por në tri edicionet e fundit aktivizohet edhe me junioret, edhe me senioret. Me ekipin senior, Kadriu ka tre tituj kampioni rresht... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)