Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kacafytje mes lojtarëve te përfaqësuesja e Gjermanisë

Ndihmëstrajneri Miroslav Klose është dashur të ndërhyjë në kacafytjen e Joshua Kimmichit dhe Antonio Rudigerit te përfaqësuesja e Gjermanisë.

Dyshja e mbrojtjes u përplas shkaku i një ndërhyrje të ashpër që mbrojtësi i Chelseat e bëri ndaj 22-vjeçarit të Bayern Munichut.

Ndaj kësaj ndërhyrje reagoi Kimmich që është përplasur kokë më kokë me mbrojtësin tjetër.

Përfaqësuesja e Gjermanisë është në stërvitje në Eppan të Italisë.

Përveç kësaj përplasje të lojtarëve, përfaqësuesja gjermane është e shqetësuar me Julian Draxlerin që u godit në vetull dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Image
Artikuj të ngjashëm