Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi synon Iscon dhe Ronaldo provon ta bind atë

Juventusi ka filluar të interesohet për yllin e Real Madridit, Iscon.

Sipas mediave italiane Cristiano Ronaldo, i cili ka luajtur me spanjollin për pesë sezone në “Santiago Bernabeu”, është duke u munduar ta bind për t’u transferuar në Torino.

Portugezi po provon t’i tregoj spanjollit se nuk ka për të luajtur në ekipin e parë, pasi është transferuar në ekip Eden Hazardi dhe gjiganti spanjoll ka interesim për Neymarin.

“Zonja e Vjetër” është e gatshme të pagojë 65 milionë euro, mirëpo “Los Blancos” po kërkojnë 80 milionë euro./ksp

Artikuj të ngjashëm