Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mposht Milanin në SHBA

Skuadra e Juventusit e ka nisur me fitore turneun në SHBA, pasi në ndeshjen e parë ka mposhtur Milanin. Në duelin e luajtur të premten në mëngjes në Kaliforni, Juventusi triumfoi 4:3 pas penalltive, pasi koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me shifrat 2:2.

Milani avancoi 1:0 në minutën e 23-të me golin e shënuar me kokë nga Malick Diaw, ndërsa dhjetë minuta më vonë, Juventusi barazoi rezultatin në 1:1. Ishte mbrojtësi Danilo, ai që shënoi nga afërsia pas një tollovie të krijuar para portës së Milanit.

Në fund të pjesës së parë, saktësisht në minutën e 39-të, Milani riktheu epërsinë me golin e shënuar nga sulmuesi Olivier Giroud.

Ndërsa, me të filluar pjesa e dytë, Juventusi sërish barazoi rezultatin, këtë herë me anë të Daniele Ruganit që realizoi në minutën e 48-të.

Pasi përfundoi koha e rregullt, fituesi u përcaktua me penallti, ku Juventusi shënoi katër herë nga pika e bardhë për ta mposhtur Milanin që prej gjashtë gjuajtjeve dështoi tri herë.

Artikuj të ngjashëm