Juventusi ka fituar në minutën e fundit ndeshjen me Lokomotivën e Moskës në Ligën e Kampionëve.
“Zonja e Vjetër” fitoi 1 me 2 me Douglas Costan që realizoi në minutat shtesë.
Aaron Ramsey dhe Aleksey Miranchuk shënuan golat në pjesën e parë.
Juve i prin Grupit D me 10 pikë të tubuara. Shtatë pikë i ka Atletico, tri Lokomotiva e Moskës e asnjë pikë deri tash s’e ka marrë Bayer Leverkuseni.