Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi eliminon Monzan me vështirësi

Juventusi e ka eliminuar Monzan nga 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

“Bianconerët” të enjten në mbrëmje fituan 2:1 ndaj Monzas në “Allianz Stadium”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Moise Kean në minutën e tetë shënoi për Juventusin fillimisht.

Shifrat për mysafirët i barazoi mesfushori Mattia Valoti.

Ai realizoi në minutën e 24-t.

Golin e dytë dhe të fundit në ndeshje, Juventusi e shënoi nëpërmjet Federico Chiesas, në minutën e 78-të.

Juventusi me këtë fitore kalon në çerekfinale ku do të përballet me Lazion, që gjatë ditës së enjte eliminoi Bolognan.