Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi barazon me Napolin

Juventusi dhe Napoli kanë marrë nga një pikë.

Të enjten mbrëma, në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit të Italisë, skuadrat u ndanë baras me rezultatin 1:1.

Dries Mertens shënoi për epërsinë e vizitorëve në minutën e 23-të. Ai realizoi pas asistimit të Matteo Politanos. Për belgun ishte goli i gjashtë në Serie A që nga fillimi i muajit nëntor të vitit të kaluar.

Shifrat për skuadrën e Juventusit i barazoi Federico Chiesa. Fituesi i Evropianit me Italinë realizoi në minutën e 54-rt.

Juventusi ka 35 pikë në 20 ndeshje dhe renditet në vendin e pestë. Ka 11-të pikë më pak se Interi lider.

Edhe Nuk jep fitues e as gola derbi Milan-Juventus Futboll 2 muaj më parë Nuk jep fitues e as gola derbi Milan-Juventus

Napoli nga ana tjetër ka 40 pikë dhe është në pozitën e tretë në tabelë.

Amir Rrahmani e kompletoi edhe një tjetër ndeshje te skuadra e Napolit.