Sport

Juventus niset për në Amerikë, Ronaldo dhe yjet tjera të ekipit nuk shkuan

Juventus është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në turneun parasezonal që zhvillohet atje.

Juventus në Amerikë do të marrë pjesë në “International Champions Cup” dhe do të ndeshen me ALL STAR të ligës Amerikane, MLS, transmeton ksp.

Përforcimi më i madh i kësaj vere i ardhur tek Kampi Juventin Cristiano Ronaldo nuk ka udhëtuar me skuadrën për shkak të pushimeve të cilat ende nuk i ka përfunduar.

Nuk është vetëm Ronaldo ai i cili nuk ka udhëtuar për në Amerikë, për në Amerikë nuk janë nisur edhe disa prej yjeve të ekipit siç janë: Higuain, Dybala, Cuadrado, Mandzukic, Douglas Costa e Pjaca, të cilët gjenden në pushime po ashtu.