Juventusi ka shprehur interesim për transferimin e portierit të Arsenalit, Wojciech Szczesny.
Gardiani polak dy sezonet e fundit i ka kaluar si i huazuar te Roma, por klubi romak nuk ka siguruar transferimin permanent të tij.
Si rezultat i kësaj, klubet tjera italiane kanë shprehur interesim për Szczesnyn pas formës së mirë që ka treguar gjatë këtyre sezoneve.
Sipas Daily Mail, “Zonja e Vjetër” ka hyrë në garë për transferimin e 27-vjeçarit, i cili mendohet të jetë përkrahës i Gianluigi Buffonit.
Juventusi raportohet se i ka ofruar pagë vjetore prej 3.5 milionë funteve.