Kampioni italian, Juventusi nuk ka arritur të arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Spali.
Lideri i Serisë A nuk arriti të gjejë rrugën e golit përkundër shumë rasteve të krijuara, transmeton Koha.net.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte 0-0, me Spalin që nuk arriti të bëjë asnjë goditje brenda kornizës së portës së kundërshtarit.
Në krye të tabelës Juventusi ka 75 pikë, kurse Spali në vendin e 17 ka 25 pikë.