Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve fiton bindshëm çerekfinalen e parë ndaj Barçës

Juventusi ka fituar bindshëm çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.

“Zonja e Vjetër” mposhti katalonasit me rezultat 3 me 0 në përballjen e parë të zhvilluar në Torino.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paulo Dybala shënoi dy golat e parë të ndeshjes, në 22 minutat e parë. Ai hapi serinë e golave në minutën e shtatë, për të dyfishuar epërsinë 15 minuta më pas.

Në pjesën e dytë, kur pritej që Barça të rikthehej, në skenë doli Giorgio Chiellini që me kokë trefishoi epërsinë e vendasve, për të vulosur fitoren e kampionit të Series A.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Camp Nou.