Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve e konsideron Sanen Ronaldo të ri

Klubi italian, Juventus, e sheh anësorin e Manchester Cityt, Leroy Sane si Cristiano Ronaldon e ri.

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, është duke e menduar idenë e transferimit të Sanes, shkruan Calciomercato.

“Zonja e Vjetër” është duke e monitoruar nga afër situatën e gjermanit, dhe sidomos marrëdhëniet e tij me Guardiolan, që duket se nuk janë të mira momentalisht.

City e vlerëson Sanen për 150 milionë euro, dhe kjo jep të kuptojë se Juventusi duhet të presë edhe një ose dy për të pritur deri sa t’i grumbullojë këto para.