Meçi për titull bote në peshën e rëndë në boks profesionist mes Anthony Joshuas dhe Kubrat Pulevit do të mund të mbahet në amfiteatrin romak në Pulla të Kroacisë, shkruan BBC.
Britaniku 30-vjeçar Joshua, ishte paraparë të mbronte titjt e botës në versionet IBF, WBA dhe WBO, kundër kundërshtarit të detyrueshëm, bullgarit Pulev në stadiumin e Tottenhamit më 20 qershor.
Meçi i shty për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe nuk është caktuar një datë tjetër apo vend tjetër që nga atëherë.
Menaxheri i Pulevit, Ivaylo Gotsev, ka thënë se Pulla e Kroacisë është opsion.
“Jemi diskutuar për Kroacinë. Është një stadium unik romak – Pula Arena – dhe jemi në bisedime aktive”, ka thënë Gotsev.
Gotsev thotë se dy kampet kanë katër javë kohë për të gjetur një arenë të re nëse masat kufizuese në Angli, që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, nuk zbuten deri atëherë. Synimi është që meçi të mbahet në gusht apo shtator.
Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se organizimi i meçit pa shikues është vetëm si opsion i fundit.
Edhe
Joshua kundër Pulevit më 12 dhjetor
Gotsev beson se arena në Kroaci do të mundësojë pranimin e tifozëve nëse merren masat e duhura të sigurisë.
“Na pëlqen si opsion pasi është në Evropë, në mes të kontinentit. Do të ketë po ashtu mundësi për spektatorët nëse merren masat e duhura. Duhet të ketë një marrëveshje të dyanshme. Ne duam që kushtet të jenë në favor të dy palëve. Nuk mund të organizojmë meçin në Bullgari, pasi Joshua nuk do të pranonte”, ka shtuar Gotsev.
“Pula Arena” ka organizuar edhe koncerte të famshme si ato të “Foo Fighters”, Luciano Pavarottit dhe Elton Johnit.
