Për sportistin e SHBA-së në Lojërat Olimpike Speciale, Joe Kaczynski, vrapimi është një marrëdhënie. Është personale dhe e pakusht.
Për të argëtimi, dhembja dhe besimi i lidhjes e bën të ndihet i gjallë. Pa të, ai është i zbrazët.
"Vrapimi është gjëja më e rëndësishme e ditës sime, pasi është gjëja që më së shumti pëlqej. Ka të bëjë me zemrën dhe dëshirën", thotë Joe, shkruan ESPN.
Është e vërtetë. Vrapimi ka të bëjë me mendjen dhe vullnetin. Në momentin që thyhet kjo, atëherë truri lodhet dhe bind trupin të ndalet. Vetëm atëherë më nuk ka kthim prapa.
Joe është vrapues më i mirë se shumica, përcjell Koha Ditore.
Për vrapime 16 kilometra apo më të shkurtra, Joe pëlqen të mbajë temp nga 6:40 minuta për kilometër. Çdo distancë më të gjatë, ai ulë tempin në shtatë minuta apo më tepër.
Edhe
Ushtrimet japin më shumë efekt kur bëhen në kohën e duhur
Joe kujdeset për momentin dhe momenti i ka ardhur tash....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.