Selektori kroat, Zlatko Daliq është përkulur para tifozëve të Kroacisë në stadiumin në Katar, shkruan index.hr.
Ai është përkulur në respekt për tifozët pas fitores ndaj Brazilit në çerekfinale. Me këtë veprim, Daliq ka sjellur në mendje selektorin e Japonisë që bëri të njëjtën gjë pas humbjes nga Kroacia në një të tetën e finales.
Kroacia ka pasur përkrahje të madhe të tifozëve në ndeshjen ndaj Brazilit.