Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jetullahu insiston se Vushtrria nuk është dorëzuar

Trajneri i Vushtrrisë, Rizvan Jetullahu ka insistuar se ekipi i tij nuk është dorëzuar edhe pse pësoi humbje në shtëpi nga Prishtina.

Vushtrria pësoi me rezultatin 2:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Dueli i kthimit mes këtyre ekipeve, do të zhvillohet në Prishtinë më 19 prill.

“Përgëzoj lojtarët për lojën e treguar dhe angazhimin në fushë. Jam i kënaqur me atë që tregoi ekipi, por kur gabon përball një kundërshtari si Prishtina, atëherë sigurisht se ndëshkohesh. Nuk ka përfunduar ende asgjë, pasi e kemi ndeshjen e kthimit. Nuk do të dorëzohemi dhe do të përpiqemi të bëjmë lojë të mirë”, është shprehur Jetullahu.

Artikuj të ngjashëm