Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Federatës së Karatesë së Kosovës (FKK).
Dorëheqjen, Krasniqi, ia ka paraqitur Bordit Ekzekutiv të FKK-së, në mbledhjen e fundit.
Arsyeja e dorëheqjes ka të bëjë me angazhimin e tij si president i KOK-ut.
“Për shkak të angazhimeve të shumta si president i KOK-ut, dhe pamundësisë për të dhënë maksimumin edhe në karate, kam dashur që t’i hapë rrugën të tjerëve për të udhëhequr me karatenë dhe vazhduar punën aty ku unë e kam lënë. Falënderoj Bordin Ekzekutiv të FKK-së, sekretarin e përgjithshëm, Nazmi Gashi, karateistët, trajnerët, gjyqtarët dhe gjithë komunitetin e karatesë për përkrahjen dhe bashkëpunimin që kishim”, ka thënë Krasniqi pas dorëheqjes.
Krasniqi ishte kryetar i FKK-së që nga viti 2016.
-
Ismet Krasniqi sot pritet ta fitojë edhe një mandat si president i KOK-ut
-
Dhjetë anëtarë të bordit japin dorëheqje, Federata e Karatesë drejt zgjedhjeve të reja
-
Ismet Krasniqi e fiton edhe një mandat në krye të KOK-ut, garë e fortë për nënkryetarë e anëtarë të Bordit Ekzekutiv
-
Vetëm një kandidat për president të KOK-ut, Milaim Kelmendi megjithatë tërhiqet
-
Zyrtare, Milaim Kelmendi kandidat për president të Komitetit Olimpik të Kosovës