Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Japonezi Nakamura debuton për Kosovën në Dubrovnik

Xhudisti japonez Shigeki Nakamura do të garojë për herë të parë si pjesë e Kosovës këtë fundjavë në Dubrovnik të Kroacisë, në Kupën Evropiane të xhudos për të rritur.

Shigeki së fundi ka marrë pasaportën e Kosovës dhe do të garojë në kategorinë deri 73 kilogramë. Në Dubrovnik do të garojnë edhe Erza Muminoviq në kategorinë 48 kilogramë, Flaka Loxha në atë 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në kategorinë deri 63 kilogramë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Do të jetë gara e parë ndërkombëtare për xhudistët kosovarë pas një pauze shtatëmujore shkaku i pandemisë COVID-19. Turneu mbahet më 3-4 tetor. 

Image