Kazuyoshi Miura ka shënuar golin e tij të parë të stinorit të dielën, duke u bërë golashënuesi më i vjetër në futbollin profesionist, në moshën 50-vjeçare.
Miura, që luan për skuadrën e kategorisë së dytë të Japonisë, Yokohama FC, ka shënuar golin e vetëm në minutën e 40-të në fitoren 1:0 të Yokohamas ndaj Thespa Kusatsus.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jam i lumtur që kam kontribuar në fitore. Unë gjithmonë shikoj të shënoj gola, por pata një ndjenjë të mirë për ndeshjen e sotme”, ka thënë Miura, shkruan sot “Koha Ditore”.
Miura kontrolloi një top të devijuar dhe gjuajti në kënd duke mposhtur portierin Keiki Shimizu.
Të dielën e kaluar, Miura, që ka mbushur 50 vjet më 26 shkurt, luajti në moshë 50 vjet e shtatë ditë për të thyer rekordin e ish-reprezentuesit të Anglisë, Sir Stanley Matthews, si profesionisti më i vjetër që luan.
Matthews kishte vendosur rekordin kur luajti për Stoke Cityn kundër Fulhamit në moshën 50 vjet e pesë ditë në vitin 1965.
Me golin e shënuar të dielën Miura ka thyer rekordin e vet si golashënuesi më i vjetër në futbollin profesionist të Japonisë.
Miura po luan në stinorin e tij të 32-të profesionist. Ai ka luajtur te Santosi në Brazil dhe Genoa në Itali më herët gjatë karrierës, ndërsa për Japoninë luajti 88 herë dhe shënoi 55 gola, por kurrë nuk ishte pjesë e një Kampionati Botëror me Japoninë.