Sulmuesi i krahut, Adnan Januzaj, është në mesin e pesë dribluesve më të mirë në pesë ligat më të forta të Evropës, sipas mediave belge.
Qëkur është kthyer në fushë pas kurimit të lëndimit, skuadra e tij, Real Sociedad nuk po di për humbje në La Liga, duke regjistruar katër fitore dhe një barazim, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBazuar në statistikat e publikuara, ai është dribluesi i katërt më i mirë në Evropë, me 4.1 driblime për ndeshje. Braziliani i PSG-së, Neymar është para tij në këtë listë me 4.8 driblime për ndeshje, pastaj vijnë Hatem Ben Arfa (Rennes) e Sofiane Boufal (Celta Vigo) me nga 4.6, përkatësisht 4.5 driblime për ndeshje.
Januzaj ka lënë pas vetes lojtarët si Lionel Messi (Barcelona) e Eden Hazard (Chelsea), derisa Cristiano Ronaldo (Juventus) nuk bën pjesë në mesin e dhjetë më të mirëve. Januzaj 24-vjeçar, këtë edicion ka 15 ndeshje në La Liga dhe tri asistime.