Mesfushori Adnan Januzaj është i kënaqur me paraqitjet dhe kontributin e tij te Real Sociedad. Por futbollisti 22-vjeçar është i bindur se mund të luajë edhe më mirë, transmeton Koha Ditore.
"Kur jam në fushë përpiqem ta bëj punën time. Nuk është e lehtë, por gjithmonë jap 100-përqindëshin nga vetja. Disa nga lojtarët më të mirë në botë kulmin e arritën në moshën 25 apo 26 vjeç. Unë jam ende i ri, jam 22 vjeç dhe ende po mësoj. Në fillim të sezonit humba disa ndeshje për shkak të lëndimeve të lehta dhe tani po luaj me kujdes. Unë mendoj se kam statistika të mira deri tash për aq sa kam luajtur. Duhet të vazhdoj kështu, sepse kjo është puna ime. Futbolli në Spanjë është teknik. Më përshtatet shumë, sepse jam lojtar që dribloj. Këtë ma kanë thënë edhe në klub", ka thënë Januzaj në një intervistë dhënë "mundodeportivo.com".
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime në dhjetë paraqitje në La Liga të Spanjës.
Januzaj ka folur edhe për të ardhmen e tij te Belgjika. Ai u nda i kënaqur me ftesën që mori për dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor kundër Meksikës dhe Japonisë. Januzaj nuk luajti, por e vlerëson pozitive kthimin në përfaqësuese. Pret të ftohet edhe në të ardhmen.
"Ftesa ishte fantastike. U takova sërish me shokët e vjetër të përfaqësueses", ka theksuar Januzaj.