Ekipi olimpik i Kosovës në xhudo prej të hënës është në karantinë. Këtë e ka bërë të ditur trajneri Driton Kuka për sajtin zyrtar të KOK-ut.
Xhudistët dhe trajneri Kuka janë izoluar në sallën e xhudos së klubit Ippon në Pejë.
“Prej sot ekipi olimpik është në karantinë, që do të thotë se do të izolohet dhe do të shmang kontaktin me njerëz tjerë. Do të jenë dhjetë persona që do të qëndrojnë, ushqehen e stërvisin së bashku deri në një moment tjetër. Të gjithë do të jenë në karantinë te salla ku stërvisim”, ka theksuar Kuka. Ai pret që Lojërat Olimpike “Tokio 2020” të shtyhen.
Artikuj të ngjashëm
-
Xhudistët po përgatiten për të garuar në Olimpiadë në fund të vitit apo në verë të vitit 2021
-
Ekipi olimpik i xhudos niset drejt Japonisë
-
Gjatë izolimit Driton Kuka ka përmirësuar shumë gjëra te sportistët e tij
-
Kuka i pakënaqur me MSH-në që nuk lejon edhe sportet tjera të stërviten
-
Kush po gatuan për xhudistët e izoluar në Pejë