Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ismajli e Spezia mposhten thellë nga Fiorentina

Ardian Ismajli është paraqitur në qendër të mbrojtjes te Spezia që pësoi humbje të thellë, 3:0, nga Fiorentina të premten mbrëma. Ishte kjo ndeshja e parë e xhiros së 23-të të Serie A. Për Ismajlin ishte paraqitja e shtatë në kampionatin italian.

Ai luajti deri në fund, ndërkohë që Spezia pati telashe në repartin mbrojtës. Dushan Vlahoviq, Gaetano Castrovili dhe Valentin Eysseric shënuan për Fiorentinan.

Spezia renditet e 15-ta me 24 pikë dhe do të luftojë për mbetje në elitë. Ndërkohë Fiorentina është e 12-ta me 25 pikë.