Rodney Pursiv i është bashkuar skuadrës së basketbollit, Trepça. Klubi nga Mitrovica e ka prezantuar Pursivin të enjten në faqen në Facebook duke e cilësuar si vlerë të shtuar të klubit.
28-vjeçari në vitin 2018 ka luajtur në NBA sa ishte pjesë e Orlando Magic.
Në Orlando pati një mesatare prej 6.0 pikësh të shënuara dhe 1.1 asistime. Karrierë ka bërë edhe te disa skuadra të ndryshme.
Së fundi ishte pjesë e ekipit ukrainas, Cherkaski Mavpy.
Ai ka qenë i përfshirë më herët edhe një kamp të Përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.