Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Isco në shitje

Real Madridi është gati ta shesë mesfushorin Isco gjatë kësaj vere, bën të ditur “Marca”.

Përkundër se trajneri Zidane e pëlqen lojtarin, krerët e klubit do ta shesin Iscon, në rast të ndonjë oferte të majme, transmeton KTV.

Për spanjollin, interesim kanë shprehur Juventusi, Milan dhe Manchester City.

Isco ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2021.