Përfaqësuesja e Iranit dhe Anglisë, kanë publikuar formacionet para ndeshjes që nis në orën 14:00 dhe i takon Grupit B të Kampionatit Botëror. Irani do të luajë me sistemin 5-3-2, i cili do të jetë më shumë i fokusuar në mbrojtje për ta ndaluar sulmin e Anglisë, që udhëhiqet nga kapiteni Harry Kane.
Në anën tjetër, Anglia do të aplikojë një lojë sulmuese për shkak se përzgjedhësi Gareth Southgate ka vendosur të paraqitet me sistemin 4-2-3-1.
Bukayo Saka, Mason Mount dhe Raheem Sterling, do të luajnë para sulmuesit të vetëm, Kane, të cilin do të përpiqen ta furnizojnë me topa.
Artikuj të ngjashëm