12 vjet i janë dashur skuadrës së Interit për ta rikthyer trofeun e Superkupës së Italisë në “Giuseppe Meazza”.
Të mërkurën mbrëma, “zikaltrit” triumfuan ndaj Juventusit me rezultatin 2:1, pas vazhdimeve.
Goli i Alexis Sanchezit i realizuar në minutën e 121-të, ia siguroi Interit trofeun e gjashtë të Superkupës.
Vetëm Juventusi nëntë dhe Milani shtatë, kanë më shumë trofe të Superkupës së Italisë.
Për trajnerin Simone Inzagi, ishte hera e tretë që e mposhti Juventusin në finale të Superkupës. Inzaghi është bërë trajneri i parë pas vitit 1930 që fitoi tri finale ndaj “Zonjës së Vjetër”.