Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

International Champions Cup anulon miqësoret e verës

Një tjetër event i futbollit, që sipas programit do të zhvillohej gjatë verës, është anuluar.

Bëhet fjalë për edicionin e radhës të International Champions Cup, turne miqësor ku marrin pjesë klubet më të mëdha në botë, e që zhvillohet çdo vit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Azisë, transmeton KOHA. 

Organizatorët kanë komunikuar anulimin e turneut të kësaj vere, duke nënvizuar mes motiveve që detyrojnë të merret ky vendim pasigurinë botërore, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në këtë turne marrin pjesë çdo vit skuadra si Interi, Juventusi, Liverpooli, Manchester United, Barcelona, Real Madridi.