Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi shmanget në krye të tabelës

Interi ka mposhtur Atalantan 2:1 në xhiron e 11-të në Serie A për t’u shmangur në krye të tabelës.

Hakan Calhanoglu dhe Lautaro Martinez shënuan golat për liderin italian. Tek vendasit shënoi Gianluca Scamacca.

Pas fitores të shtunën, Interi shkon në kuotën e 28 pikëve në pozitën e parë.

Juventusi e ndjek me 23 pikë. Milani është i treti me 22. Dy ekipet kanë nga një ndeshje më pak se Interi.