Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi shkëputet në tabelë pas fitores ndaj Milanit

Interi i Antonio Contes e ka fituar derbin kundër Milanit në udhëtim me rezultatin 3:0.

“Nerazzurrët” të dielën gjatë ditës triumfuan në “San Siro” me lehtësi ndaj “rossonerëve” në kuadër të xhiros së 23-t në elitën e futbollit italian.

Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku ishin të pandalshëm.

Argjentinasi Martinez shënoi herët në minutën e pestë pas asistimit të Lukakut për avantazhin e parë.

Në pjesën e dytë, Martinez edhe një herë tjetër mposhti portierin Gianluigi Donnarumma në minutën e 57-t. U asistua nga kroati Ivan Perishiq.

Perishiqi bashkëveproi edhe në minutën e 66-t me Lukakun, derisa belgu ishte i pagabueshëm. Lukaku shënoi në derbin e katërt rresht. Herën e fundit që një futbollist e kishte bërë një gjë të tillë ishte Benito Lorenzi në vitin 1950.

Me këtë fitore, Interi shkëputet në tabelë me 53 pikë pas 23 ndeshjeve. Lë prapa Milanin që ka arkëtuar 49 pikë në total.

Artikuj të ngjashëm