Sport

Interi po fiton 3:0 kundër Bolognes

Interi është duke fituar në pjesën e parë ndaj Bolognes me rezultatin 3:1. Charalampos Lykogiannis realizoi golin e parë për Bolognan pas një devijimi në minutën e 22-të. Interi u rikthye fuqishëm dhe atë në pjesën e parë duke shënuar tre gola.

Edin Xheko me një gol të bukur barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 26-të. Gol të bukur shënoi edhe Federico Dimarco nga gjuajtja e lirë për 2:1 në minutën e 36-të.

Ndërkaq golin e tertë e realizoi Lautaro Martinezi në fund të pjesës së parë. Kjo ndeshje i takon javës së 14-të dhe po luhet në Milano.