Interi raportohet se është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro përfshirë bonuset për transferimin e yllit të Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria.
29-vjeçari është i preferuari i trajnerit të ri të Interit, Luciano Spalletti.
Sipas “Tuttosport” dhe “Mediaset Premium”, oferta në tavolinë është 40 milionë euro plus bonuse 10 milionë të tjera vetëm për të transferuar argjentinasin këtë verë.