Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi ofron 40 milionë euro për Matiqin

Interi raportohet se ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Chelseat, Nemanja Matiq.

28-vjeçari është lidhur me një largim nga Stamford Bridge gjatë kësaj vere dhe deri më tani interesim për të ka shprehur Manchester Unitedi.

Corriero dello Sport raporton se Unitedi përballet me Interin për shërbimet e mesfushorit serb.

Matiq me gjasë do të largohet nga Chelsea nëse klubi anglez transferon Tiemoue Babayokon nga Monaco.