Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi mposht Ludogoretsin në udhëtim

Foto: Reuters

Interi ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Ludogoretsit, në ndeshjen e parë të 1/16 së finales në Ligën e Evropës.

Në pjesën e parë skuadra e Antonio Contes nuk arriti të gjejë rrugën e golit, por në të dytën shënoi dy herë, transmeton Koha.net.

Ishte Eriksen ai që shënoi golin e parë në minutën e 71, pas asistimit nga Lukaku.

E përveç asistimit sulmuesi belg, Lukaku shënoi edhe një gol, këtë e bëri në minutën e 90+5 nga penaltia.

Kualifikimin në fazën tjetër Interi pret të arrijë në San Siro, pas këtij rezultati pozitiv nga ndeshja e parë.