Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi mposht Atalantan, siguron Championsin

Interi ka triumfuar në shtëpi 3:2 ndaj Atalantas të shtunën mbrëma, në ndeshjen e xhiros së 37-të të Series A të Italisë, duke e siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Romelu Lukaku (1’), Nicolo Barella (3’) dhe Lautaro Martinez (77’) shënuan golat për Interin, ndërsa Mario Pasaliq (36’) dhe Andre Onana (90+1’ autogol) për Atalantan.

Pas 37 ndeshjeve të zhvilluara Interi zë vendin e dytë në renditje me 69 pikë, është 17 pikë larg Napolit që ka siguruar titullin e kampionit.

Atalanta është e pesta me 61 pikë pas 37 ndeshjeve. Është tri pikë larg Milanit që zë vendin e katërt. Milani ka një ndeshje më pak të zhvilluar.